Subscribe

Nga sot Komisioni Europian nis screening, nje faze te re per te përgatitur Shqipërinë per procesin e hapjes se negociatave. Nje proces qe sipas opozitës duhet te kishte nisur vite me pare.

 

“Në fakt ky është një proces shumë teknik që duhej të kishte ndodhur që në momentin që Shqipëria mori statusin e vendit kandidat.”

 

Sipas Tabakut, qeveria nuk ka bere asnjë përgatitje dhe sipas saj, mungon strategjia e negociatave qe Serbia e Mali i Zi e kane pasur e po ashtu Maqedonia. Ajo thotë se institucionet nuk janë gati dhe ne ministri nuk ekzistojnë Drejtoritë e Certifikuara qe do te merren specifikisht me negociatat.

 

Sepse qeveria e di që negociatat nuk janë hapur dhe nuk do të hapen as sot e as nesër. Çështja për të vendosur se kur do të hapen negociatat, është shtyrë në fundin e vitit tjetër.”

      

Komisioneri per zgjerimin Hahn vizitoi Shkupin e Tiranën, por dukshëm Maqedonia ka me pak kushte se ne. Tabaku liston 13 detyrime nga reforma ne drejtësi,  reforma zgjedhore e deri tek inceneratoret; prioritetet qe qeveria duhet t’i përmbushe deri ne 2019.

 

Sepse vonesat për ngritjen e KLGJ dhe KLP po ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë për krijimin e SPAKUT dhe për krijimin e BKH që kanë qenë angazhime të drejtpërdrejta të qeverisë dhe kanë qenë arsyet pse opozita u angazhua fillimit në këtë proces.”

 

Sipas opozitës, nje prej dështimeve te mëdha te qeverise eshte pikërisht integrimi.

 

 “Pyetja ime për qeverinë është kjo a na u premtua që do të fillonim negociatat, do të merrej vendimi për negociatat dhe do të fillonte negocimi I kapitullit 23 dhe 24 për reformën në drejtësi dhe krimin e organizuar. Në çfarë kapitulli është qeveria shqiptare duke punuar për momentin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *