Partia Demokratike akuzon Qeverinë “Rama” për korrupsion në dhënien e koncesionit për ndërtimin e 3 impianteve të djegies së plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë.
Sipas opozitës, procedura për inceneratorin e Elbasanit, miratuar ne dhjetor 2014, është modeli i shkeljes flagrante të ligjit dhe një hetim i pavarur do të çonte në burg cilindo ministër që ka firmosur për të, duke nisur me Arben Ahmetajn.