Policia e Durrësit kapi në flagrancë tre persona që po kryenin shitblerje kokaine në një lokal.

 

Efektivët i gjetën durrsakët duke shkëmbyer gati 1 kg kokainë. Pas kësaj, ata kontrolluan edhe banesën e një prej të prangosurve, një 42-vjeçar. Aty u gjetën një krehër dhe 33 fishekë.

 

Të tre të arrestuarit akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje e municionit luftarak”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *