Ish-menaxheri i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump, Paul Manafortin është dënuar me 47 muaj heqje lirie lidhur me akuzat për mashtrim fiskal dhe bankar.

 

Dënimi ishte përtej parashikimeve për mundësinë që ai të dënohet me shumë vjet, madje shume mendonin se ai do të kaloje tërë pjesën e mbetur të jetës në burg, meqë më 1 prill mbushë 70 vjet.

 

Avokatët e zotit Manafort-i kishin kërkuar një dënim më të lehtë, duke thënë se ai ka probleme shëndetësore dhe se reputacioni dhe financat e tij janë dëmtuar prej ndjekjes penale që ka tërhequr vëmendje të madhe të publikut.

 

Prokurorët kanë thënë se koha e burgimit që sugjeron udhëzimi ligjor është e përshtatshme dhe se sipas tyre Paul Manafort-i duhet të paguajë gjithashtu edhe një gjobë nga 50 mijë deri në 24 milionë dollarë.

 

Ndërkohë zotin Manafort është shpallur fajtor në dhjetor për tetë akuza kriminale që kishin të bënin me fshehje të të ardhurave nga autoritetet amerikane të taksave, para këto që ai i kishte fituar gjatë punës si lobist në Ukrainë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *