Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka publikuar një mesazh në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shrkuan se nxisin autoritetet që të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ ODHIR.

“Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas këtij dhe rekomandimeve të tjera të OSBE/ ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm, pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme është themelore për demokracinë,” shkruan Kim, ndërsa ka shpërndarë një postim të kreut të KQZ, Ilirja Celibashit, i cili ka vënë theksin te patronazhistët, që citohen në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *