Subscribe

Patriarku i Serbisë Irinej kundërshton presidentin Vuçiç per Kosovën. Kreu i kishës serbe tha se Beogradi nuk duhet të heqë dorë nga lufta për të ruajtur Kosovën si pjese te territorit te vendit. Deklaratat Irinej i beri gjatë një meshe

 

“Të flasim disa fjalë disa fjalë për Kosovën tonë, për vendin tonë të bekuar, rreth Jerusalemit tonë, e cila është kërcënuar më shumë se kurrë në historinë e saj, tempujt tanë të shenjta në Kosovë dhe Metohi duke filluar nga Patriarkana e Pejës, Deçanit, Graçanica, dhe shumë të tjera. Kjo tokë është ngjyer me gjakun e martirëve të krishterë, dhe lotët e të krishterëve. Ka shumë njerëz të mençur që flasin dhe mendojnë se ka ende trazime të mëdha në këtë botë dhe se ne kurrë nuk mund ta zgjidhim këtë çështje kaq shpejt, por të luftojmë për ta ruajtur atë. Zoti na e ndalon humbjen, ne luftojmë për ta kthyer atë.”

 

Zoti është më i fortë se të gjithë armiqtë e Serbisë theksoi gjate meshës patriarku Irinej. Ndërkohë mediat serbe bëjnë të ditur se me 11 nëntor, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të takohet në Paris me Emanuel Makron e presidentin amerikan Donald Trump ku ne fokus do te jete zgjidhja e problemit te Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *