Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi prezantoi këtë të premte kandidatët e kësaj partie në Vlorë. Ai e quajti Vlorën shtëpinë e tij të dytë sepse tregoi se nga aty ka lindur partia Bindja Demokratike.

 

“Kanë qenë dy qirinj të ndezur: një në Vlorë dhe një në Tiranë, të cilët më pas ndezën flakën olimpike në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Patozi gjatë prezantimit të kandidatëve të Bindjes Demokratike për atë qark.

 

Ai tha se forcat e tjera politike, jo vetëm që nuk sjellin asgjë të re, por kanë bërë hapa pas. Patozi vlerësoi se ekipi i Bindjes Demokratike është i kompletuar dhe rikthesoi bindjen se kjo parti do të jetë forcë përcaktuese qeverisëse në këto zgjedhje.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *