Kreun e shtetit kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e sheh në pozicionin e një opozitari me qeverinë. Gjatë emisionit “Kapital”, Patozi tha se me anë të platformës Meta tentoi ta çojë opozitarizmin e tij në një fazë tjetër. Por shtoi se presidenti u tradhtua nga opozita sepse askush nuk e mori parasysh platformën e tij.

“Zoti Meta si një faktor shumë i rëndësishëm opozitar nuk është më një lajm i ri. Kjo që thoni ju, kjo platformë është një fazë e re e këtij pozicioni të qartë opozitar që presidenti ka në raport me qeverinë. Kjo platformë nuk ekziston më, që të kishte vlerë duhet të ishte përqafuar nga njëra nga palët, të paktën. Lulzim Basha nuk e mori në konsideratë, nuk është shprehur. I ka ngelur pushka varur. Meta ndjehet i prerë në besë nga PD, por ndoshta edhe nga aktorë të tjerë më të vegjël. Ai ndjehet i tradhtuar, por ai nuk dorëzohet kollaj. Ai mund të jetë duke projektuar një forcë të re politike pasi të dorëzojë mandatin e presidentit. Të gjitha shenjat janë se Meta do të dalë përtej LSI, do ta lërë në kujdesin e të shoqes dhe vetë do të krijojë një fluks tjetër politik.”

Për kreun e BD, Ilir Meta tentoi të bëjë pazare me reformën në drejtësi dhe me zgjedhoren me anë të kësaj platforme të propozuar për krizën dhe negociatat.

“Reforma në drejtësi e ka humbur peshën reale që kishte për shqiptarët. Edhe pritshmëria e njerëzve, janë lodhur. Kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Ka ndodhur se ka patur një rezistencë shumë të madhe të tre partive kryesore që kanë bërë pjesën e tyre që reforma të përfundojë kështu. Por reforma është ende gjallë dhe kjo i bën ende ata që kanë frikë apo i druhen gijotinës dhe duan ta asgjësojnë fare. Dhe platforma e presidentit është një lloj pazari që hajde reformën në drejtësi dhe zgjedhoren t’i kthejmë në një lloj pazari. Reforma në drejtësi është projektuar për të qenë gijotinë për korrupsionin në nivele të larta në Shqipëri. Kjo platformë nuk ekziston më, i ka ngelur në dorë Ilir Metës.”

Kritikat dhe sulmet Patozi nuk i kurseu as për qeverinë. Duke pranuar se është bërë shumë autoritare, Astrit Patozi tha në mënyrë metaforike se ajo duhet futur në kafaz dhe t’i priten thonjtë.  


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *