Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi mendon se asnjë trazirë apo akt i dhunshëm nuk do të shënohet për të mbrojtur Teatrin Kombëtar deri në 18 maj.

Duke qenë se në këtë datë në 2017 Edi Rama dhe Lulzim Basha nënshkruan marrëveshjen historike, Patozi tha në “Facebook” se kryedemokrati do ta respektojë këtë kujtim.

“E KAM NJË PARANDJENJË… Dorën nuk e vë dot në zjarr, sepse kjo është qeveri e fortë, që e kap gjithmonë lepurin me qerre. Por se ç’kam një parandjenjë që asgjë e keqe nuk ka për të ndodhur andej nga teatri deri më 18 maj. Nuk besoj se udhëheqësi i madh i partisë dhe i popullit do t’ia prishë shijen e kujtimit të ëmbël atij përvjetori të famshëm dhe të paharruar, duke i mbivendosur një ngjarje tjetër. Kjo ndoshta mund të kursente ndonjë orë pagjumësie të panevojshme në këto ditë jubilare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *