Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka deklaruar se pas mbushjes se kutive te votimit ne 22 korrik, PD tani përballet me nje problem legjitimiteti, i cili nuk e ndihmon partine te ringrihet. Ne nje postim ne rrjetet sociale, Patozi ka theksuar se e vetmja recete shërimi per PD, është mbajtja e përgjegjësive, analiza dhe gara e drejte. Ish-nënkryetari i PD i ka kthyer përgjigje edhe Lulzim Bashes qe dje e cilësoi ate dhe mbështetësit e tij, njerëz qe kane humbur rrugën. “Ne jemi të hapur që të punojmë me çdo anëtar të partisë demokratike, dhe me Bashen, por kurrsesi me statusin e “atyre që kanë humbur rrugën”, sepse përfaqësojmë shumicën e demokratëve, të cilët janë të lënduar nga humbja e 25 qershorit dhe nga farsa e 22 korrikut”, – shkruan Patozi.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *