Subscribe

Astrit Patozi është rikthyer ne Vlorë, ne qytetin nga i cili u zgjodh deputet, por kete here per te kërkuar mbështetjen e demokrateve kundër Lulzim Bashes dhe garës farse qe po zhvillohet brenda PD.

 

Para demokrateve te Vlorës, Astrit Patozi, sqaroi pse nuk kandidoi përballë Lulzim Bashes per postin e kryetarit te Partisë Demokratike, duke theksuar se ne nje gare jo reale, kandidimi i tij do te ishte vetëm per te legjitimuar zgjedhjen e Lulzim Bashes.

 

“Janë të shumë ata që më kanë thënë se edhe pse nuk ka garë unë duhet të garoja. U them me bindje të plotë se kam bërë gjënë e duhur. Nëse do hyja në një garë të pabarabartë unë do shërbeja për të legjitimuar procesin. Nuk do të kishte një Selam, por dy Selamë. Atë që garon përballë Bashës nuk e konsideroj si rival. Më thanë hyr në garë se do të mbështesim. Të jeni të sigurt që të gjithë që jeni këtu ditën e votimit nuk do të keni mundësi të votoni se nuk do ta keni emrin në listë. Ai ka listat dhe nuk i dorëzon ato.”

 

Mustafaj u ka bere thirrje anëtareve te PD ne Vlorë te bashkohen per ringirtjen e PD.

 

 “Te shqetësuar per greminën ku duan ta çojnë PD, per ta lene Shqipërinë pa opozite, per ta zhdukur te djathtën e per t’i zgjatur jeten politike te majtës dhe personalisht Edi Rames. Ne nuk do t’i lejojmë apo jo.”

 

Pas Vlorës, kundërshtaret e Bashes te hënën do te jene ne Korçe per t’u kërkuar demokrateve te pengojnë farsën e zgjedhjes se kreut te PD.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *