Një zjarr i përmasave të mëdha qe perfshiu ullishtat e nje fshati në Patos, dogji rreth 300 rrënjë ullinj.  

Forcat zjarrfikëse dhe policia e rendit u perpoqen të vinin flakët nën kontroll, por nderhyrja ishte e veshtire. Ato u ndihmuan edhe nga zjarrfikes te tjere nga Fieri.

Flaket u perhapen edhe ne afersi te disa banesave, duke bere qe banoret te largoheshin.

Zjarret jane shtuar ditet e fundit, per shkak te rritjes se temperaturave si dhe pakujdesise se njerezve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *