Lumi i Tiranës, edhe pse kalon mes dhjetëra mijëra banorëve të bashkisë së Tiranës dhe asaj të Kamzës, është prej shumë vitesh një nga zonat më të ndotura të kryeqytetit. Tonelata me mbetje kanë mbuluar shtratin e lumit dhe brigjet e tij, duke kërcënuar mjedisin e bashkë me të edhe shëndetin e njerëzve.
Efekt
Por kjo situatë po ndryshon pas thirrjes së kryeministrit Rama për ruajtjen e ambientit. Punonjës të bashkisë së Tiranës me mjetet përkatëse po heqin prej disa ditësh plehrat e hedhura kudo.

ANDI SEFERI
NENKRYETAR I BASHKISE TIRANE

Jemi në vijim të aksionit të pastrimit të Bregut të Lumit të Tiranës. Prej rreth një jave, të gjitha forcat tona po punojnë për pastrimin e këtij segmenti, i cili është në vazhdën e aksionit kombëtar për Pastrimin e Shqipërisë. Bashkia e Tiranës iu bashkua nismës për të pastruar këto zona sepse çdo qytetar i Bashkisë së Tiranës, kudoqoftë, ka të drejtë të jetojë në një mjedis të pastër

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen aksionit për një Tiranë më të pastër.

“Do i bëja thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës t’i bashkohen nismës për të pastruar Tiranën, por nga ana tjetër, të sensibilizohen dhe mos të mos ndotin vend e pa vend. Në këtë segment, në mënyrë të vazhdueshme ka njerëz që pastrojnë, ka mjete, por veçanërisht në këtë javë janë mbi 150 punëtorë dhe mbi 30 mjete të rënda

Ky aksion do të vazhdojë edhe ditët në vijim, deri në pastrimin e plotë të zonës. Nisma për një Shqipëri më të pastër, është shtrirë në të gjitha bashkitë e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *