Subscribe

Pas shembjes së 15 pallateve, në Shijak nis pastrimi i inerteve, ndërkohë që në janë në proces për t’u rrëzuar edhe tre objekte të tjera.

Koha e parashikuar për të zhvendosur mbetjet e ngurta është 15 ditë.

Me pastrimin e zonave, në fund të Qershorit është parashikuar të nis ndërtimi i banesa kolektive, pjesë e planit të rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar të Nëntorit.

Kryeministri Edi Rama ishte në Shijak për të parë nga afër procesin.

Shijaku do të jetë edhe bashkia e parë,  nga të gjitha zonat e prekura nga goditja sizmike, ku do të nis rindërtimi.

Deri më tani është mbyllur procesi i vlerësimit për të gjitha banesat, me dëm të ulët deri në mesatar, që kap vlerën e 600 milionë lekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *