Subscribe

Reforma në sistemin e drejtësisë ka qenë kryefjala e kryeministrit Edi Rama në takimin me banorë të Peqinit. Ai theksoi se pavarësisht pengesave, ajo ka nisur udhën e saj për pastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

 

Më herët kreu i qeverisë ka pasur një takim në Elbasan, nga ku ironizoi kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

 

Por nuk u mjaftua me kaq. Rama me shpoti reagoi edhe ndaj listës së kandidatëve për deputetë të opozitës për qarkun Elbasan.

 

Kryeministri ka kërkuar votën për PS-në duke theksuar domosdoshmërinë për fitoren e të paktën 71 mandateve, në mënyrë që në qeveri, siç tha ai, socialistët të mos kenë të tjerë në prehër, por të qeverisin të vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *