Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehet se do të përkrahë me të gjitha forcat kryetarin e Këshilit të BE-së, Charles Michel që të arrijë marrëveshje për rimëkëmbjen sa më të shpejtë të ekonomisë evropiane, si dhe të ruhet uniteti social.

Merkel deklaroi se tejkalimi i pandemisë së koronavirusit është detyra kyçe e kryesimit gjerman, ndërsa theksoi se Berlini dëshiron që ta bëjë sërish të fuqishme “Evropën e përbashkët”.

Ndër të tjera, Merkel u shpreh se Evropa po përballet me një sfidë të dimensioneve të pashembullta, e se nga njëra anë ka shkatërruar atë për të cilën unioni ka punuar deri  tani.

Ajo deklaroi se të gjithë duhet të përpiqen të angazhohen për të dalë nga kriza dhe të përgatiten për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *