Subscribe

Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e kësaj të marte se Shqipëria po e kalon pandeminsë pa plagë katastrofike. Sipas tij, kjo falë kushteve dhe infrastrukturës spitalore.

 

Ai u shpreh se janë rreth 300 mijë shqiptarë që kanë përfituar pagë lufte, ndërsa pjesa më e madhë e atyre që humbën punën në periudhën mars-qershor janë rikthyer sërish.

 

Duke iu referuar të dhënave të Bankës Botërore, kreu i qeverisë theksoi se ekonomia shqiptare dhe ajo malazeze do të jenë dy ekonomitë që do të rimëkëmben më shpejt nga goditja e rëndë e pandemisë.

 

“Në Shqipëri kanë humbur jetën mesatarisht 405 persona për 1 mln banorë. Në Bosnjë dhe Maqedoni norma është më e lartë. Ne jemi në një nivel të pranueshëm dhe të arsyeshëm për të qenë të motivuar për të shkuar deri në fund pa plagë katastrofike. Përsa i përket menaxhimit të sistemit në vetëvete, flasin vetë faktet. Vlen të ngrihet një krahasim ndihmës mes ku ishim dhe ku jemi me strukturën spitalore. Imagjinoni sikur kjo goditje të na kishte gjetur me infrastrukturën spitalore të 7 viteve më parë. Ne sot jemi në kushtet kur infrastruktura është po njësoj si në vendet e tjera përsa i përket vijës së zjarrit. Kemi kapacitete. Do të kemi 400 mijë teste të shpejta që do vijnë në Shqipëri. Kemi të mbuluar skemën e rimbursimit të paketës bazë të barnave për trajtimin e COVID-19. Prej ditës së parë paguajmë 1000 euro plus çdo muaj mjekët. 30 mln euro janë vendosur në dispozicion për fuqizimin e kësaj vije”, u shpreh Rama.

 

Ndërkohë, sa i përket ekonomisë, kryeministri pohoi se Banka Botërore parashikon rritje me 5%, ndërsa FMN një rritje prej 6%.

 

“Kemi dyfishuar ndihmën ekonomike, të cilën do ta mbajmë në fuqi edhe gjatë vitit të ardhshëm, deri në fund të luftës me këtë armik të padukshëm, për të gjitha familjet me ndihmë ekonomike, pavarësisht nëse kanë apo jo persona të prekur nga Covid-i”, tha ai mes të tjerash. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *