Aplikimi i procesit mësimor online që prej muajit mars, i cili u bë me detyrim për shkak të pandemisë, ka ulur performancën e nxënësve në lëndën e matematikës dhe gjuhës angleze në Fairfax të SHBA.

 

Raporti i Shkollave Publike të Qarkut Fairfax në SHBA zbuloi se nota ngelëse gjatë kësaj periudhe është rritur 83 %.

 

Duke qenë se Fairfax është qarku i 7-të më i pasur në Amerikë, nuk do të përbënte çudi nëse numri i tyrë është më i mirë në krahasim me shumë vende të tjera që bëjnë mësim online, e kjo gjë duhet t’i shqetësojë me të vërtetë njerëzit.

 

Pandemia nuk ka shkaktuar vetëm falimentimin e bizneseve, largimin e punonjësve nga vendet e tyre të punës dhe ndarjen e njerëzve nga njëri-tjetri. Tashmë, kemi filluar të shohim që edhe fëmijët nuk po arsimohen siç duhet.

 

Sipas John Hawkins, autor i “101 gjëra që të gjithë të rinjtë duhet të dine”, shkollat në Amerikë duhet të hapen, duke marrë shkas nga fakti që fëmijët janë kategoria më pak e rrezikuar nga  përhapja e virusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *