Sekretari Amerikan i Shtetit u shpreh nga Brukseli se parimet e demokracisë dhe sovranitetit të vendeve paqësore tani janë “nën sulm” pas pushtimit rus të Ukrainës.

 

“Nëse lejojmë që ato parime të shkelen pa u ndëshkuar, atëherë ne do të hapim një kuti të Pandorës në çdo cep të botës që kjo të ndodhë përsëri dhe përsëri dhe përsëri”, tha ai.

 

Ai paralajmëroi se nëse nuk ndërmerren veprime, paqja dhe siguria “do të zhduken”, ndërsa shtoi se solidariteti i vendeve perëndimore duhet të vazhdojë derisa lufta të ndalojë.

 

“Ne jemi përballur së bashku me atë që është lufta e zgjedhur e presidentit Putin, një luftë që ishte e paprovokuar dhe që ka pasoja të tmerrshme për njerëzit, për nënat, baballarët, për fëmijët…Ne jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndalur atë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *