Shkon në 44 numri I viktimave nga termeti I fuqishëm që goditi qytetin Atsuma në ishullin Hokkaido të Japonisë në datën 6 shtator.

 

Bilanci më I fundit është bërë publik nga qeveria japonezë e cila ka dërguar në zonat e goditura nga tërmeti 6.7 ballë I shkallës Richter, mijëra forca ushtrie që ndihmojnë banoret.

 

Në datën 9 shtator, këto forca nxorren trupin e  pajete të një 77 vjecari I cili ishte I fundit që kishte mbetur në listën e të zhdukurve nga ky termet.

Bëhet e ditur se të paktën 660 persona kanë mbetur të plagosur, mijera kanë mbetur të pastrehe si pasojë e shkaterrimit të shtëpive nga lëkundjet e forta të tokës.

 

Pamjet e trasmetuara nga televizioni kombëtar tregonin shtëpi të fundosura, rrugë të ndara në dysh dhe kodra të me zhvendosja të mëdha të tokës nga ky termet.

 

Japonia njihet si një vend sizmik ku historikisht ka pasur termite shumë të forta me dëmë të mëdha në jete njerëzore dhe materiale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *