Në prag të Pashkëve Katolike, lideri i opozitës Basha ka postuar një mesazh për të gjithë besimtarët duke kërkuar që të gjithë të luten para Zotit që tiu lehtësojë këtë sprovë të madhe që njerezit po kalojnë këtë moment të vështirë në “lufte” me një virus te rrezikshme.

 

 

Dy ditë përpara të dielës së Pashkëve, në këtë të premte të veçantë të sakrificës dhe dhimbjes, le të bashkohemi në një lutje të përbashkët: t’i lutemi Zotit të na e lehtësojë këtë sprovë të madhe që po kalojmë si familje, si vend dhe si komb, dhe të na japë durim dhe fuqi për të dalë më të fortë prej saj.

Sjelltë heshtja e kësaj të premte ndriçim dhe meditim për secilin prej nesh, për atë çfarë mund të bëjmë më mirë. Të lutemi në këtë të premte që mëshira e Perëndisë të zbusë zemrat tona dhe të na udhëzojë e mbushë me dashuri e besim në rrugën e sprovës drejt normalitetit dhe lirisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *