Subscribe

E diela e Pashkës është festuar në shumë vende të botës edhe pse organizimet kanë qënë disi më të kufizuara për shkak të masave mbi menaxhimin e pandemisë.

 

Të krishterët ortodoksë në Jerusalem kanë vizituar kishën ku besohet se është kryqëzuar Jezusi por hyrja është lejuar vetëm për personat e vaksinuar plotësisht.

 

Ceremonia e Zjarrit të Shenjtë që për besimtarët ortodoksë, simbolizon ringjalljen e Krishtit, është një nga eventet më specifike gjatë Pashkës, me mijëra pjesëmarrës në Varrin e Shenjtë ku besohet se ndodhet varri ku u vendos Jezusi dy mijë vjet më parë.

 

Në Jeruzalem, këtë vit, ceremonia është vënë në hije, nga tragjedia e dy ditëve më parë ku humbën jetën 45 besimtarë gjatë një festivali. Izraeli ka hequr shumicën e kufizimeve, duke përfshirë mbajtjen e maskës në publik, pas shkallës së gjerë të vaksinimit.

 

Në Rusi, Partiartku Kirill i Moskës dhe gjithë Rusisë, ka udhëhequr një ceremoni kishtare, në të cilën ka marrë pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin.

 

“Këto Pashkë janë speciale me shpresëns e pandemia do të kalojë dhe do të na lërë pas mësime të rëndësishme.”-është shprehur patriarku në mesazhin e tij.

 

Ndërkohë Patriarku i Kishës Ekumenike Bartolomeu I, lideri shpirtëror i të krishterëve ortodoksë me bazë në Stamboll, ka organizuar disa aktivitete festive të kufizuara, pasi Turqia gjendet nën masa të rrepta izolimi deri më 17 maj.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *