Abdullah Qardash pritet të jetë pasardhësi i Abu Bakr al-Baghdadi në drejtimin e grupit terrorist ISIS.

 

“Newsweek” duke cituar burime të vetat, shkruan se Qardash është zgjedhur në gusht të këtij viti nga vetë al-Baghdadi si numri një i divizionit kryesor të ISIS “Muslim affairs”, cka automatikisht përkthehej në numrin dy të kësaj organizate famëkeqe.

 

Për momentin nuk ka shumë të dhëna se kush është Qardash. Dihet vetëm që ka qënë ish ushtarak I rëndësishëm në Irak dhe që ka shërbyer në kohën e Saddam Hussein.

 

Shumë ekspertë të sigurise thanë se pas vrasjes së Al Baghdadit, ISIS nuk rrezikohet të shpërbëhet pasi ka struktura të organizuara ndonëse është dobësuar shumë vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *