Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Përmes një postimi në “Facebook”, Basha paralajmëron se tashmë e ka radhën SPAK.
“Kushtetuesja” pranoi këtë të premte pjesërisht padinë e ngritur nga Presidenca, duke vendosur pezullimin e ndërtimit të eTeatrit të Ri Kombëtar, si dhe shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, për t’a kaluar teatrin në pronësi të Bashkisë.