Të dielën, Kate Middleton dhe Princi William morën pjesë në BAFTAs në Londër. Ndërsa shumica e grave ishin veshur me të  zeza në tapetin e kuq, në mbështetje të lëvizjes Time’s Up,  si në Golden Globes-Dukesha e Cambridge zgjodhi një fustan të gjelbër të errët me një rrip të hollë të zi rreth belit të saj.

Brezi i zi i Middletonit ka të ngjarë të jetë një pjesë e vogël në lidhje me  momentin e Time’s Up, i cili synon t’i japë fund ngacmimeve seksuale në vendin e punës, nëpër çdo industri në mbarë botën. Sidoqoftë, si anëtare e familjes mbretërore, Middleton nuk lejohet të tregojë ndonjë përkatësi politike ose paragjykim, kështu që veshja me të zeza mund të konsiderohej një shkelje e protokollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *