Qeveria franceze ka vendosur që të ndërmarrë kufizime më të rrepta për parandalimin e koronavirusit në katër qytete, pas rritjes së rasteve me koronavirus.

Bëhet fjalë për qytete si Lyon, Lille, Grenoble dhe Saint-Etienne. Baret dhe restorantet do të mbyllen, siç u veprua me Parisin në fillim të kësaj jave dhe Marseille muajin e kaluar.

“Situata është përkeqësuar në disa metropole ditët e fundit. “Çdo ditë, gjithnjë e më shumë po infektohen njerëz”, tha ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran në një konferencë shtypi.

Situata për shkak të koronavirusit në Francë paraqitet si në disa vende të tjera evropiane, duke përfshirë Hollandën, Poloninë, Ukrainën dhe Republikën Çeke, të cilat raportuan të gjitha rritje rekord të rasteve ditore të enjten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *