Agron Gjekmarkaj do të jetë drejtuesi i ri politik i Lezhës. Kryedemokrati e caktoi në vend të Mark Markut, pas dorëheqjen që dha ky i fundit.

 


Vendimi është njoftuar në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar të PD, ku ka pasur dhe debate të tjera në lidhje me përjashtimin e ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

Mark Marku dha dorëheqjen nga mandati i deputetit më 27 gusht. Sipas tij, PD po shndërrohej në një parti që mbronte interesat personale të Berishës e Bashës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *