Pas Dajës, Skënderbeut i largohen të gjithë titullarët

Eksodi tek Skënderbeu këtë sezon ishte i gjërë dhe preku shumë elementë të rëndësishëm të bardhekuqve në vitet e fundit. Shumë lojtarë u larguan ndërsa të tjerë pritet që të kenë po të njëjtin fat.

Ikja e parë dhe e papritur ishte ajo e Enea Kolicit që zgjodhi  të vazhdojë karrierën në Kosovë me ekipin e  Gjilanit. Pas tij, Bruno Dita bëri të njëjtën gjë. Kapiteni i një periudhe për Skënderbeun u nda nga korcarët për të vijuar karrierën në radhët e Shkëndijes.

“BRUNO DITA

FUTBOLLIST

Jam i larguar. Kjo ishte ndeshja ime e fundit e Skënderbeun.Sigurisht ku kalon momente të bukura në një klub, ndihesh dhe keq sepse me të vërtetë kam kaluar mirë . Kam firmosur me Shkëndijen e Tetovës në Maqedoni dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur.”

Një tjetër titullar si Dejvi Bregu vendosi të të jetë një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës.

DEJVI BREGU

FUTBOLLIST

“Kam derdhur djersë dhe kam luajtur gjithë këto vite për të bërë një hap të madh në karriërën timë. Për monetin, lidhur me të ardhmen time se ku do të jetë nuk mund të zbuloj asgjë pasi sështë në dorën time.”

Emra të tjerë si Asion Daja dhe Eni Imami, pavarësisht se kishin kontrata me klauzolë për rinovim edhe një sezon tjetër duket se kanë kërkuar nga klubi që të jenë lojtarë të lirë.

Por nuk do të ketë vetëm largime “falas” nga bardhekuqtë. Dy janë lojtarët që korcarët po përgatisin në sezonin e lëvizjeve të verës. Jorgo Pëllumbi dhe Agon Elezi janë goditjet më të mundshme të Skënderbeut për të arkëtuar të ardhura të sigurta, pasi për të dy futbollistët e rinj ka shumë oferta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *