Aktori dhe kineasti, Robert Downey është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.

 

Lajmin e hidhur e dha djali i tij, aktori Robert Downey Jr., përmes një postimi në “Instagram”.

 

Downey ishte i diagnostifikuar me sëmundjen e parkinsonit prej më shumë se pesë vjetësh.

 

Ai u bë i njohur në Hollywood me filmat “Putney Swope” dhe “Greaser’s Palace”. Ai po ashtu ka aktruar në filmin “To Live and Die in L.A.”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *