Aktori i njohur turk, Ilker Aksum është aksidentuar me makinën e tij.

 

Ai humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një pemë. Në aksident u përfshi edhe një minibus.

 

Si pasojë e lëndimeve, aktori u transportua në spital.

 

Në një reagim në rrjetet sociale, Aksum ka falenderuar të gjithë ata që u interesuan për shëndetin e tij.

 

“Miq, kam pasur një aksident fatkeq. Shpresoj ta kalojmë edhe këtë. Ju falënderoj të gjithëve për interesin, dashurinë dhe mesazhet e bukura që keni shkruar. Vazhdoni, mos u shqetësoni. Unë ju dua shumë të gjithëve”, ka shkruar aktori.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *