Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa, sapo është zbuluar se romanca e saj me regjisorin Romail Gavras ka marrë fund.

Ky lajm është bërë i ditur nga burime të sigurta për “The Sun”, në të cilin thuhet se këngëtarja është fokusuar vetëm në karrierën e saj për përgatitjet e albumit të saj të tretë.

 

Mes Gavras dhe Lipës romanca zgjati vetëm tetë muaj. Dua e konfirmoi lidhjen në mars, kur të dy u fotografuan së bashku pas përfundimit të sfilatës së Saint Laurent në Javën e Modës në Paris.

 

Ndërkohë dyshja për herë të fundit u panë duke shijuar një natë së bashku muajin e kaluar./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *