Pas përfundimit të tryezës së Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, kanë reaguar edhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Bylykbashi tha se këtë të martë u diskutua për tri çështje të rëndësishme, atë të kuotës gjinore, shkurtimit të periudhës zgjedhore dhe financimin e fushatave zgjedhore.

“Sot ne diskutuam tre çështje, çështjen e kuotës gjinore, periudhës dhe financimin. Do jenë dy periudha zgjedhore të cilat do t’i mundësojnë Presidentit të mundësojë datën e zgjedhjeve pa kufizime. Jep mundësin që zgjedhësit të marrin pjesë në numër më të lartë. I largohemi periudhave të nxehta dhe të ftohta që mund të pamundësojnë pjesëmarrjen në zgjedhje. Dakordësuam në shumë elementë për financimin e partive nëpërmjet një formule mikse, synimi ynë reduktimit në mënyrë drastike i financimit privat që të pastrohet fushata nga interesa të paligjshme. Pati debat për çështje të ndryshme, por jemi në rrugën e përmbylljes së këtyre dy paketave.”

Sipas tij, këto çështje nuk janë më të rëndësishmet dhe se duhet të garantohet menjëherë mbrojtja e zgjedhësit shqiptar për të hedhur votën e lirë dhe në fshehtësi të plotë.

“Problematikat kryesore të procesit zgjedhor nuk janë këto. Ajo që duhet patjetër të garantojmë është mbrojtja e zgjedhësit shqiptar që ai ta hedhë votën të lirë dhe në sekret të plotë. Është një rekomandim i rëndë nga ODIHR dhe OSBE që të merren masa për ta mbrojtur. Në ditët në vijim do diskutojmë masat që rregullojnë veprimtarinë e prok, policisë së SPAK në intimidimin e krimit ligjor. Problemi real që vota e zgjedhësit të jetë e vërtetë dhe numërohet pa manipulime dhe gjitha çështjet e tjera janë rreth këtij boshti. Kjo është sfida e madhe. Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që brenda 31 majit t’i diskutojmë dhe arrijmë në kompromis.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *