Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga 18 maji do të vlerësohet hapja e bareve dhe restorante, vetëm për mjediset e hapura, sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare.

“Në vijim të draft-planit, dhe e përsëris draft-plan pasi do të vlerësohet situata në dinamikë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ekspertët, nga 18 Maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësojmë dhe hapjen e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare”.

Po ashtu, ajo pohoi se aktivitetet sportive, kulturore e sociale, grumbullimet me më shumë se 5 persona dhe që konsiderohen me risk të lartë do të vijojnë të përballen me masat kufizuese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *