Partizani ka ngritur këtë të dielë titullin kampion të Superligës.

 

Pas 26 vitesh, Partizani është kthyer tek fitimi I titullit ndërsa nuk ka munguar festa e organizuar nga klubi.

 

Pas barazimit me Kukësin, lojtarët e Partizanti drejtuesit si dhe shumë personalitete të tjerë festuan ngritjen e tittulit që u dha nga kreu I Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

 

Por festimet për titullin nuk janë ndalur vetëm në shkallët e stadiumit pasi kubi ka bërë me dije ne mediat sociale se do të oirganizojnë një koncert në sheshin Nënë Tereza me pjesëmarrjen e shumë këngëtarëve dhe artistëve të ndryshëm.

 

“Kampion 16. Koncert festiv. Familja Partizani feston. Eja me familjen të festojmë së bashku në sheshin ‘Nënë Tereza’ me këngëtarët e njohur dhe DJ Aldo. Marrin pjesë: Aleksandër Gjoka, Eneda Tarifa, Shpat Kasapi, GJIKO, Fiqiri Sula, Hysni Zela, Arben Aliu, si dhe këngëtarë surprizë. Moderatorë të koncertit: Hygerta Sako, Aulona Musta dhe Koço Devole”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *