Subscribe

48 orë nga përfundimi i afatit, shtatë subjekte politike kanë depozituar kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të qenë pjesëmarrëse në vendoret e pjesshme të marsit.

 

Përveç tre partive kryesore, socialiste, demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, nga aleatët kryesorë të kryedemokratit Lulzim Basha në parlamentaret e prillit janë regjistruar deri më tani vetëm dy, demokristianët e Nard Ndokës dhe Fryma e Re Demokratike e Sali Shehut.

 

31 janari është afati i fundit i kërkesës për regjistrim edhe për kandidatët e pavarur. Deri më tani asnjë nuk ka shprehur interes për të kandiduar pa asnjë logo partie.

 

DRILONA HOXHAJ
KESHILLTARE PER MEDIAT, KQZ
24 orë i ka Komisioni Qendoro i Zgjedhjeve për verifikimin e dokumentacionit të tyre më pas miratohen.

 

Pasi të gjitha subjektet politike të kenë shprehur interesin e tyre për të garuar në 6 Mars, është radha e koalicioneve. Gjasa është që të jetë vetëm një, ai me të cilin Sali Berisha dhe Komisioni i tij i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike do të garojë në 6 mars.

 

DRILONA HOXHAJ
KESHILLTARE PER MEDIAT, KQZ
Të gjitha partitë të cilat janë regjistruar nga KQZ me vendimarrje kanë 24 orë kohë për të paraqitur një tjetër kërkesë për tu paraqitur si koalicion.

 

I gjithë procesi i regjistrimit të partive koalicioneve dhe kandidatëve për kryebashkiakë që do të kërkojnë fitoren në bashkitë e Durrësit, Dibrës, Shkodrës, Vorës, Rrogozhinës dhe Lushnjës mbyllet në 9 shkurt.

 

Me përjashtim të kandidaturës për bashkinë e Lushnjës, socialistët i zyrtarizuan emrat e tyre. Demokratët e Lulzim Bashës ende nuk kanë një vendimmarrje po aq edhe ata të Sali Berishës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *