Subscribe

Parlamenti rinis nesër punimet, me hapjen e sesionit të katërt të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit.

 

Opozita pritet të marrë pjesë në seancë, për të nisur atë që Lulzim Basha e ka quajtur më herët një betejë të fortë kundër qeverisë Rama. Por vendimi final do të merret në grupin e PD.

 

Veç caktimit të kalendarit të punimeve dhe njohjes me projektligjet e depozituara, parlamenti pritet të votojë nesër pasdite edhe dekretin e presidentit Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga detyra e ministrit të jashtëm, si dhe për dekretin që emëron në krye të diplomacisë, kryeministrin edi Rama.

 

Ky moment pritet të shënojë edhe përplasjen e radhës mes mazhorancës dhe opozitës, nëse kjo e fundit do të jetë në sallë.

 

Gjatë seancës së jashtëzakonshme, votimi i dekreteve të ministrave të rinj shkaktoi tension në kuvend, pasi PD kërkoi të merrte fjalën, por nuk u lejua nga kryetari Gramoz Ruci. Për pasojë opozita paralajmëroi nisjen e protestave masive për rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *