97 deputete votuan kunder presidentit te republikes, Ilir Meta duke i hapur rruge hyrjes ne fuqi te ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor. Vendimi i mazhorances u mbrojt nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se pas dergimit te ligjit ne Komisionin e Venecias fshihet vetem nje qellim.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Eshte nje perpjekje qe perseri tregon po te lexosh se ku do te dale Ilir Meta, do te dale aty ku donte te dilte dhe me pare, te  hedhe ne ere zgjedhjet.”

 

Rama ka replikuar edhe me 8 eurodeputetet qe nje dite me pare i kerkuan te prese Komisionin e Venecias.

 

“Pastaj thone, zoti kryeminister ne shpresojme qe ti te vesh interesat e Shqiperise para. Pa diskutim dhe prandaj jemi ketu per ta rivotuar sepse interesi i Shqiperise eshte qe sot kjo te rivotohet, pike dhe presje pa asnje ndryshim. Ky eshte interesi i Shqiperise. Shqiperia kalon kete reforme dhe shkon ne zgjedhje.”

 

Por shefi i qeverise ka qetesuar faktorin nderkombetar, duke premtuar se ne momentin qe ekspertet e Venecias do te sjellin opinionin e tyre, diskutimi per reformen do te rihapet.

 

“Kur te vije do ta shohim te gjithe se bashku dhe do ta hapim nje diskutim me te gjithe prape nga e para, nese do te kete nevoje. Patjeter. Por zgjedhjet e 25 prillit nuk presin me diskutime, e keshilla politike.    

 

Me mbylljen e punes per hartimin e kuadrit ligjor per zgjedhjet, kryeministri Rama ka pasur nje paralajmerim per mbeshtesit e PD.

 

“Voto Lulin por e ke si ato kinderat, ke cokollaten, hap cokollaten port e del Ilir Meta brenda me Moniken bashke. Edhe llogarite ta gelltisesh pa e hapur, e ke ilir meten bashke me moniken duke te bere proteste cdo dite per punesime dhe tenderime nderkohe qe ti je demokrat. “

 

Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor i hapin rruge hapjes se listave te kandidateve per deputet nga njera ane, ndersa nga ana tjeter detyrojne koalicionet te garojne nen siglen e nje partie te vetme. Bashke me reformen zgjedhore kunder se ciles eshte jo vetem presidenti Meta, por edhe opozita, mazhoranca votoi ndryshimet ne ligj qe i japin kompetenca policise ne proceset elektorale, nje kerkese kjo e Partise Demokratike dhe pjese e marreveshjes se 5 qershorit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *