Masa të larta sigurie janë marrë nga policia e shtetit për protesten e kësaj të enjte para parlamentit.

Mbi 1 mijë forca janë të angazhuara për ti përballe trazirave të mundshme dhe tentativës se mbështetesve të opozitës për tu futur në ambjentet e parlamentit.

Parlamenti është “rrethuar” me tela me gjëmba ndërsa brenda oborrit të parlamentit qëndrojnë forcat RENEA dhe FNSH.

Forcat e policisë kanë krijuar një kordon të madh për të mos lejuar protestuesit të futen aty ndërsa është blinduar edhe një shteg I vogel që lidh Partinë Demokratike me kuvendin nga ku mendohet se mund të tentojnë të futen protestuesit.

Ndonëse vetë opozita pretendon se nuk ka skenare dhune, policia është pajisur me kundra-gaz e po ashtu me këto mjete anti gaz lotsjelles thuhet se janë pajisur edhe disa mbështetes të opozitës dhe gazetare.

Ambulance dhe autobote me uje gjithashtu janë vendosur afër godinës së parlamentit.

Ndërkohe janë blinduar edhe institucionet e tjera sidomos kryeministria dhe kryesia e kuvendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *