Subscribe

Me 99 vota pro, Parlamenti miratoi sot Kodin e ri Zgjedhor te dakordesuar ne marreveshjen e 5 qershorit. Vetëm 6 deputetë kanë votuar kundër paktit. Ata janë Myslym Murrizi, Halit Valteri, Korab Lita, Halil Jakimi, Ylli Shehu dhe Adriatik Alimadhi.

Per here te pare, qe prej djegies se mandateve, parlamenti voton nje ligj te dakordesuar me Partine Demokratike dhe aleatet e saj. Deputetet miratuan marreveshjen e 5 qershorit te perkthyer ne 48 nene te reja te kodit zgjedhor te cilat u hartuan me konsensus nga keshilli politik

 “Une personalisht nuk e votoj me zemer, por e votoj me mendje marreveshjen e 5 qershorit”, tha Rama.

Lideri i mazhorances Rama ka argumentuar se kjo marreveshje nuk behet thjesht per lidershipin e opozites, por per qytetaret qe ata perfaqesojne e qe mbeshtesin Partine Demokratike.

“Une sot shtyp butonin per Lulzim Bashen jo per vete, jo se kjo eshte gjeja qe na intereson me shume.”

Miratimin e kesaj marreveshje shefi i qeverise Rama e ka shfrytezuar per te vene ne dukje diferencen qe sipas tij ekziston mes PS dhe PD. Per minuta te tera, Rama ka risjelle ne vemendje se Partia Demokratike ne 30 vite nuk ka qene kurre shumice, duke perjashtuar momentin e nderrimit te regjimit; ka listuar te gjitha momentet kur socialistet kane toleruar, e ka rikthyer ne vemendje faktin qe socialistet hyne ne greve urie 20 dite per te hapur kutite e votimit e nuk u lejuan.

Te gjitha keto argument lideri i mazhorances i shfrytezoi per t’iu kunderpergjigjur akuzave per sjellje diktatoriale; pa lene jashte vemendjes se PS i ka te gjitha votat per te miratuar nje sistemin zgjedhor qe i jep bonus partise se pare, nese do te zgjidhte kete rruge.

Por shefi i qeverise ka theksuar se i vetmi hap qe po ben mazhoranca eshte hapja e listave

“Ky kuvend do te hape listat ne 30 korrik”

Pas ketij vendimi, Rama e ka beret e qarte se opozita ka vetem nje rruge

“Insistimi I opozites per te thene qe ketu mbyllet gjeja e ju qe jeni ne kuvend nuk ekzistoni, nuk ben asgje tjeter  nese mbajne kete qendrim, por nuk do ta mbajne kete qendrim do I shihni pas pushimeve qe do vijne me energji, se ka ndryshuar kushtetuta e republikes e duhen reflekktuar ne kod ndryshimet. Nese ata rrine jashte ne nuk do te perpiqemi ti marrim brenda”

Marreveshja e 5 qershorit, eshte marreveshja e pare mes mazhorances dhe opozites qe pas djegies se mandateve ne shkurtin e vitit te kaluar, por vlera e saj te pakten per opoziten eshte vene ne pikepyetje per shkak te vullnetit per te ndryshuar sistemin zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *