Kuvendi miratoi ligjin qe i hap rruge Ministrise se Financave te dale ne tregjet e huaja per te marre borxh.

Behet fjale per nje shume prej 650 milione euro qe qeveria synon t’i marre hua per te financuar ekonomine por edhe per te shlyer nje borxh te meparshem te vitit 2015.

Por nje dite me pare, kreu i shtetit nuk e dha pelqimin per kete projektligj duke e konsideruar ate si te pargumentuar. Sipas Metes, ky projektligj nuk e justifikon urgjencen dhe nevojen per nje shume te tille borxhi.

Per kreun e shtetit nisma duhet te ishte e shoqeruar me nje analize te hollesishme edhe nga Banka e Shqiperise lidhur me kushtet ne te cilat ndodhet e ekonomia pas pandemise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *