Kuvendi i Maqedonisë nuk arriti t’ia heqë mandatin deputetit dhe ish- kryeministrit, Nikolla Gruevski, i dënuar me dy vjet burg për shpërdorim të detyre.

 

Në seancën e sotme plenare për heqjen e mandatit të ish-kryeministrit pro votuan 58 deputetë, ndërsa kundër 29 deputetë të VMRO-së, ndërsa që ti merrej mandate duhej të votonin 80 deputetë.

 

Ndërkaq, shumica parlamentare kishte kërkuar marrjen e mandatit me arsyetimin se “Nikolla Gruevski nuk është i denjë të ushtrojë detyrën e deputetit”. Por, kërkesën për marrjen e mandatit, nga VMRO-DPMNE-ja e vlerësuan si të motivuar politikisht.

 

Gjithashtu ish-kryeministri Gruevski po gjykohet edhe për shpërdorime të tjera të detyrës zyrtare, për mashtrime zgjedhore, dhunë të porositur ndaj ish-drejtuesve të opozitës në një komunë të Shkupit, e keqpërdorime tjera financiare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *