Projektligji për barazinë martesore, i cili ndër të tjera mbulon martesën dhe riprodhimin e çifteve të të njëjtit seks, u miratua me 176 pro nga parlamenti grek. Kundër votuan 76 deputetë dhe abstenuan 46.

Greqia u bë vendi i 37-të në botë që njeh barazinë martesore, me ndryshimin e nenit 1350 të Kodit Civil dhe futjen e rregullit që martesa lidhet ndërmjet dy personave të të njëjtës gjini ose të ndryshme.

Votimi me emër u krye në mënyrë elektronike dhe filloi pak pas orës 22:30 të së enjtes mbrëma, pas një debati dy-ditor në parlament.

Pro, siç pritej, votuan ND, PASOK, SYRIZA, E Majta e Re, Pleussi Eleftherias, ndërsa kundër KKE, Hellenic Solution, Niki dhe Spartanët.

“Sot Greqia bëhet vendi i 16-të i BE-së që ligjëron barazinë martesore. Ne jemi krenarë sepse ligji për të cilin votuam është një pikë referimi për të drejtat e njeriut dhe pasqyron Greqinë e sotme: një vend përparimtar, demokratik, i përkushtuar ndaj vlerave evropiane”, shkroi Kyriakos Mitsotakis në postimin e tij, pas miratimit të projektligjit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *