Subscribe

Ende pa mbyllur kontratën për parkun e parë fotovoltaik në Vlorë, ministria e energjisë ka hapur këtë të hënë garën për të ndërtimin e parkut të dytë në zonën e Karavastasë.

Ministrja Belinda Balluku tha se ky projekt kap vlerën e 100 mln eurove ndërsa parashikohet të shtrihet në një sipërfaqe prej 198 ha në bashkinë e Fierit.

 

Parku fotovolatik i Karavastasë më i madhi i projektuar në vend  me 140 MË është i ndarë i ndarë 70 megavat për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe dhe 70 megavat me çmim të rregulluar. Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vite dhe do blihet nga OSHEE.  Ky projekt është hartuar duke pasur në bazë një studim të Bankës Botërorë që ka nxjerrë tre zonat me rrezatimin më të lartë në vend. Çmimi i rregulluar është paracaktuar në 55 euro duke pasur parasysh teknologjitë e tregut dhe mesataren e kostos së prodhimit. Ky është edhe çmimi më i ulët që ne kemi siguruar” tha Balluku. 

 

Ministrja ftoi të gjithë investitorët të bëhen pjesë e garës që sipas saj është tërësisht trasnparente.

Në vitin 2018, ministria e Energjisë shpalli fituese kompaninë India Power për ndërtimin e parkut të parë fotovoltaik, në Akërni të Vlorës.

Por që nga ajo kohë e deri më sot, ministria ende nuk ka lidhur kontratën me investitorin duke krijuar edhe përplasje me sekretarietin e europian të nergjisë në Vjenë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *