Subscribe

Pas shtyrjes për efekt të pandemisë, gara për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Karavasta u finalizua duke shpallur fituese kompaninë franceze, Voltalia. Investimi që kap shifrën e 100 milion eurove, për kryeministirn edi rama do të sjellë parkun më të madh në rajon.

Më vjen mirë që ne ne jemi në gjendje që të shikojmë konkretisht finalizimin e një përpjekje të madhe për të hapur një faqe të re në historinë e sistemit energjetik duke përfshirë një volum të rëndësishëm, i pari i kësaj natyre, energjisë diellore në sistem dhe një investim të huaj mbi 100 milionë euro. Çmimi është fantastik, jashtë çdo parashikimi”, deklaroi Rama.

Francezet fituan mes 30 kompanive pjesmarrëse në garë. Cmimi I ofruar pej tyre është 25 euro për megavat. Ky cmim për ministren e energjisë ishte një nivel record për parqe të tilla.

“Kjo është një ofertë e jashtëzakonshme, e cila do të kthehet një marrëdhënie përfitimi si për shtetin shqiptar ashtu edhe për kompaninë franceze në shtetin tonë. Pse kemi zgjedhur çmimin 55 euro si tavanin për ofertim? E kemi zgjedhur çmimin pasi kemi bërë një studim të thellë të tregut në tre vitet e fundit”.

Investimi në energjinë diellore do të jetë një vlerë e shtuar në këtë sektor pasi, aktualisht vendi varet tërësisht nga burimet hidrike. Por kreu I qeveri njoftoi ndërtimin e një tjetre vepre energjtike, atë të Skavicës.

Është një object strategjikisht I domosdoshëm, I vështirë dhe I komplikuar. Do ta ndërtojnë me forcat tona dhe do ta ndërtojmë me 100% shtetin.

Aktualishit investimet në nergjitikë janë përqëndruar tek koncesionet në ndërtimin e hidrocetraleve private, duke bërë që sistemi të jetë tërësisht I varuar nga moti.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *