Subscribe

Autoritetet franceze vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 2 autoreve që mundën të arratisen pas grabitjes që tronditi Parisin një ditë më parë. Ata kanë marrë me vete edhe bizhuteritë me vlerë më shumë se 4 milion euro, ndërsa 3 anëtarët e tjerë të bandës janë arrestuar nga policia,  teksa po përpiqeshin të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

 

Banda sulmoi një dyqan bizhuterish në hotelin me famë botërore “Ritz” në Paris. Dyshimet e para ishin për një sulm terrorist, por pas arrestimit të 3 prej autoreve u qartësua që ishte një plan grabitjeje. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur ende.

 

Gazeta lokale ‘Le Parisien’, duke përmendur një burim policie, njoftoi se grabitja ishte ndërprerë nga një oficer në patrullë, por dy njerëz u arratisën me një motor të tipit skuter.

 

Hoteli i themeluar nga sipërmarrësi zviceran Cesar Ritz në 1898 është i njohur si vendqëndrimi i Charlie Chaplin, Coco Chanel dhe Ernest Hemingëay. Ritz është bërë gjithashtu  i njohur si vendi ku Princesha Diana kaloi orët e saj të fundit përpara një aksidenti me makinë në një tunel në kryeqytetin francez.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *