Një nga misionet kryesore të Partisë Socialiste gjatë mandatit të tretë qeverisës është spastrimi i administratës publike nga të punësuarit partiakë.

 

Shefi i socialistëve, Edi Rama tha se pjesë e sektorit publik që u shërbejnë qytetarëve janë parazitë e arrogantë që kanë zënë atë vend falë lidhjeve politike.

 

Sipas tij, këta figura e bëjnë flamurin e PS-së si leckat e gabit. Nga Kongresi i PS-së, Rama “i tërhoqi veshin” çdo ministri, deputeti e drejtori që ka punësuar të afërm në administratë.

 

“Duhet ta ndajmë mendjen njëherë e mirë që po e deshëm Shqipërinë në majë, duhet ta shpëtojmë këtë vend nga punësimet në shtet jashtë meritokracisë. Kjo në radhë të parë ju takon të gjithëve ju që jeni të pranishëm këtu. Duhet të çlirojmë ministritë, institucuionet, bordet nga tentakulat e interesave që mbrohen me demek në emër të partisë apo elektoratit, por në fakt godasin shtetin dhe pengojnë misionin e PS-së në shërbim të popullit. Më shumë se duartrokitjet, unë dua të bindem gjatë rrugës se kjo për ju nuk është diçka e bukur për t’u thënë që ta dëgjojë populli, por është vijë ndarëse mes të qenit socialist dhe tradhtar i PS-së. Hapat që kemi hedhur në këtë drejtim me rekrutimet e mësuesve, policisë, janë domethënëse, por të pamjaftueshme. Duhet të çlirojmë sektorin publik nga parazitë, arrogantë, injorantë, me mbulesa politike të falura nga njëri apo tjetri, nën emrin e PS-së gjithmonë, që e bëjnë flamurin e PS-së të duket si leckat e gabit. Mandati i tretë le të jetë edhe i fundit po të doni nëse mandati i katërt do të varet nga këta, parazitët e arrogantët që futen në zyrat e shtetit me garanci interesash që nga deputetët, te ministrat e deri në nivelet e drejtorëve nëpër territor. Kur të më gjeni kushërinjtë e mi dhe krushqit e mi që punojnë në administratën shtetërore, hajde dhe me kërkoni vend për kushërinjtë dhe krushqit tuaj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *