Subscribe

Kostot e larta të transfertave si dhe procedurat shpesh herë të komplikuara janë dy shkaqet kryesore që emigrantët shqiptar i sjellin paratë e tyre në vend në mënyrë informale, pra  cash. Ky fakt konfirmohet nga një studim i Bankës Botërore, i vitit 2016. Për të ndryshuar këtë situate Banka e Shqipërisë si dhe ministri i Diasporës Pandeli Majko do të angazhohen për të ndërgjegjësuar emigrantët, por edhe për të përmirësuar procedurat.

 

Në vitin që lamë pas të ardhurat nga emigrantët arritën në 616 mln euro, me një rritje 12 % në raport me vitin paraardhës. E megjithatë vlerësohet se kjo shifër është edhe më e lartë për shkak të informalitetit në këtë fushë.

 

Të ardhurat e emigrantëve kanë një ndikim të konsiderueshëm në zbutjen e varfërisë në vend. Sipas analizave të Bankës Qendrore, këto para i përdorin familjarët  për konsum, mjekim, arsimin si dhe për strehim. Dërgimi i tyre dorazi lidhet më një sërë faktorësh të tjerë, pasi një pjesë e tyre janë ilegalë, ndërsa shumica e emigrantëve jetojnë në Itali dhe Greqi dhe vijnë një ose dy herë në vit në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *