Ushtria amerikane ka nxjerrë parashikimin e fundit lidhur me kohën dhe vendin ku pritet të rrëzohen mbetjet e raketës kineze Long March 5B që ka dalë nga kontrolli.

 

Mbeturinat mund të bien në Turkmenistan në Azinë Qendrore rreth orës 19:00 në kohën Lindore të shtunën (4.30 paradite IST të dielën).

 

“Shanset që mbetjet të ulen në një zonë të banuar janë të vogla”, tha Florent Delefie, një astronom në Observatorin Paris-PSL.

 

Segmenti kryesor i raketës prej 18 tonësh tani është në një rënie të lirë, por Pekini ka minimizuar frikën e një dëmi të madh. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha se probabiliteti i shkaktimit të dëmtimit në tokë është jashtëzakonisht i ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *