Politologu Ermal Hasimja ka komentuar situatën brenda PD dhe thirrjen e Kuvendit nga kryedemokrati Lulzim Basha.

 

Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Hasimja tha se nëser në Kuvendin e Bashës mund të ketë pjesëmarrje më të vogël se në Kuvendin e Berishës.

 

“Mund të ketë pjseëmarrje më të vogël se Berisha. Do të ketë një numër të konsiderueshëm për ta bërë të besueshëm vlerën e Kuvendit”, tha Hasimja.

 

Sipas tij, e vetmja zgidhje që mund të shihet në këtë moment është gjykata, që ta vendosë përfundimisht. Hasimja parashikon se në të ardhmen do të kemi dy Parti Demokratike

 

“Mesa duket nuk do të kemi një Parti Demokratike, por dy. Njëra do të jetë më emrë tjetër. Nuk është një skenar i paparë më përpara, ka ndodhur edhe në vende të tjera. Gjykata nuk do të lejonte dot një lloj dykokësie në drejtimin e partisë, njëra pjesë do të detyrohet të krijojë një parti tjetër të djathtë. Mendoj që në momentin që PD do të ndahet në dy pjesë, kjo nuk e përjashton bashkëpunimin e tyre në të ardhmen. Në këtë pikë është e pamundur që PD të dalë nga kjo situatë e bashkuar dhe e plotë siç ka hyrë”, tha Hasimja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *