Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Sa i përket temperaturave, minimalja do të shënohet në Kukës dhe Peshkopi, 9 gradë celcius, ndërsa maksimalja në Fier, 18 gradë celcius.





